Lidhje

Organizatorët zhvillojnë prova gjenerale para Lojërave Olimpike të Londrës

  • Zëri Amerikës

Mijëra tifozë dolën sot paradite në të ftohtë e në mes të shiut që binte në Londër për të ndjekur provat gjenerale në prag të hapjes së Lojërave Olimpike verore.

Sot organizatorët e Lojërave Olimpike të sivjetshme hapën për herë të parë për gara stadiumin kryesor në Parkun Olimpik të Londrës. Mbi 40 mijë vetë kishin mbushur shkallët e stadiumit që mban 80 mijë spektatorë, ndërsa në pistë kishin dalë disa nga atletët më premtues që dërgon Britania në këto Lojëra.

Provat e sotme u organizuan për të marrë reagimin e atletëve dhe tifozëve për mjediset e garave. Përshtypja e përgjithshme ishte shumë pozitive. Olimpiket verore zhvillohen sivjet nga 27 korrik deri më 12 gusht.

XS
SM
MD
LG