Lidhje

Maqedoni: Gjykata Kushtuese kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për pakicat

  • Isak Ramadani

Maqedoni: Gjykata Kushtuese kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për pakicat

Maqedoni: Gjykata Kushtuese kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për pakicat

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e ka shfuqizuar sot vendimin e Minstrisë së Arsimit që detyronte nxënësit shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera më të vogla për ta mësuar maqedonishten që nga klasa e parë. Gjykatësit vlerësojnë se ministri i Arsimit Nikolla Todorov ka ndërhyrë në pushtetin ligjvënës duke detyruar shkollat fillore që ta zbatojnë një vendim të paligjshëm.

Ministri Todorov, ndërkohë është shprehur i habitur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke thënë se mësimi i gjuhës maqedonase nga klasa e parë e fillores kishte për qëllim funksionimin e shtetit shumëetnik. Ai ka lënë të kuptohet se vendimi i gjykatës do të respektohet, ndërkohë që është shprehur se do të përpiqet t'i bind të gjithë faktorët se zbatimi i mësimit të maqedonishtes është në dobi të të gjithëve.

Ky vendim i minstrisë nuk u respektua nga shkollat shqipe në Maqedoni. Shoqata dhe faktorë politikë e kontestuan atë dhe patën ngritur kërkesë tek Gjykata Kushtetuese e vendit që ta shqyrtojë këtë vendim.

XS
SM
MD
LG