Lidhje

Tetova e zona të tjera në Maqedoni përballë pasojave të përmbytjeve

  • Isak Ramadani

Tetova e zona të tjera në Maqedoni përballë pasojave të përmbytjeve

Tetova e zona të tjera në Maqedoni përballë pasojave të përmbytjeve

Nga reshjet e pandërprera kanë vërshuar shtretërit e disa lumenjve në Maqedoni, duke shkaktuar mjaft dëme në dhjetra shtëpi si në fshtarat e Tetovës, po ashtu edhe në zona të tjera të Maqedonisë.

Në fshatin Raotincë të Tetovës janë dërguar pjesëtarë të ushtrisë për të ndihmuar popullatën. Janë përdorur pompa me kapacitet prej treqind litrash në minutë për të tërhequr ujin nga shtëpitë dhe oborret e banorëve.

Në rajonin e Dibrës së Madhe, siç njofton Drejtoria republikane për menaxhimin e krizave, ujrat e lumit Radika kanë filluar të tërhiqen.

Në një fshat të Velesit, në Maqedoninë qendrore është shembur një urë nga ujrat e rrëmbyeshme të Vardarit. Vërshime ka edhe në zonat juglindore të Maqedonisë. Janë vërshuar fusha të tëra të mbjella me oriz.

Autoritetet thonë se po analizojnë dëmet dhe se po ndërmarrin masat e nevojshme për të penguar pasojat e vërshimeve.

XS
SM
MD
LG