Lidhje

Fillon rindërtimi i një xhamie të vjetër në Maqedoni


Fillon rindërtimi i një xhamie të vjetër në Maqedoni
Fillon rindërtimi i një xhamie të vjetër në Maqedoni

Bashkësia Islame në Maqedoni ka nisur sot rindërtimin e një xhamie të vjetër, të rrëzuar nga tërmeti i vitit 1963 në Shkup. Por, rindërtimi sipas autoriteteve, bëhet pa leje, me që xhamia Arasta në çarshinë e vjetër të Shkupit bën pjesë në trashëgiminë e monumenteve kulturore dhe agjensia përkatëse thotë se në vendin e xhamisë duhej të bëheshin gërmime arkeologjike. Bashkësia Islame, kohët e fundit, i ka ftohur marrëdhëniet me qeverinë maqedonase duke konsideruar se shumë objekte fetare nuk po i kthehen asaj në pronësi.

XS
SM
MD
LG