Lidhje

Hapet një kompleks i ri kazinosh në Makao

  • Zëri Amerikës

Miliarderi amerikan i kazinove, Sheldon Adelson, hapi në Makao kompleksin e tij të katërt që ka kushtuar 4,4 miliard dollarë.

Kazinot janë tregu më i madh i lojrave të fatit në botë dhe shpresat janë se rritja në këtë sektor do të vazhdojë. Kompleksi i kazinosë do të hapet me faza, duke filluar nga sot dhe faza e parë do të ketë 340 tavolina si dhe 40 dhoma VIP për ata që luajnë paranë e madhe. Këtë vit do të shtohen edhe 200 tavolina të tjera. Kjo është kazinoja e 35 që hapet në Makao, i vetmi vend në Kinë ku lejohen lojrat e fatit.

Vitin e kaluar, fitimet e kësaj industrie në Makao ishin 5 herë më të larta se sa ato të kazinove në Las Vegas. Rritja ka ardhur kryesisht për shkak se Makaoja frekuentohet nga pasanikët e rinj që shkojnë atje nga Kina.

XS
SM
MD
LG