Lidhje

Mal i Zi: Ndalohet një person i dyshuar për rrahjen e gazetares Llakiç

  • Zëri Amerikës

Policia në Mal të Zi tha se ka ndaluar një person të dyshuar për rrahjen e një gazetareje javën e kaluar, incident që është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Policia tha sot se gazetarja Olivera Llakiç e ka identifikuar personin, i cili është një mashkull 29 vjeçar. Ai u arrestua dje vonë.

Zonja Llakiç, gazetare në të përditshmen Vijesti, u shtrua në spital me plagë në kokë pasi u sulmua pranë shtëpisë së saj të mërkurën në kryeqytetin Podgoricë.

XS
SM
MD
LG