Lidhje

Kryeministri irakian vazhdon përpjekjet për të siguruar mbështetje rajonale


Kryeministri irakian vazhdon përpjekjet për të siguruar mbështetje rajonale
Kryeministri irakian vazhdon përpjekjet për të siguruar mbështetje rajonale

Kryeministri irakian Nuri al Maliki ka shkuar për vizitë në Jordani, në kuadrin e një takimi rajonal me synimin për të siguruar mbështetje për të qëndruar në pushtet. Zoti Maliki mbërriti në kryeqytetin Aman të Jordanisë, për bisedime me mbretin Abdullah dhe zyrtarë të tjerë lidhur me zhvillimet politike në Irak. Bisedimet do të përqëndrohen gjithashtu në çështje dypalëshe, me theksin tek ekonomia. Udhëheqësi irakian shoqërohet nga një delegacion zyrtar.

Të hënën ai është në plan të shkojë në Iran dhe më pas në Turqi dhe në Egjipt. Zgjedhjet parlamentare në Irak të muajit mars nuk nxorën ndonjë fitues të qartë dhe asnjë parti nuk ka qenë e aftë të krijojë qeverinë e re. Kryeministri Maliki po përpiqet të formojë një aleancë, e cila do t’i siguronte atij vendet e nevojshme në Parlament për krijimin e një qeverie të re.

XS
SM
MD
LG