Lidhje

Haxhinasto: Shqipëria mbështet integrimin e Maqedonisë në NATO

  • Isak Ramadani

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto konfirmoi sot mbështetjen për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe theksoi nevojën për hetime të mirëfillta të incidenteve të fundit ndëretnike, si edhe dënimin e autorëve. Zoti Haxhinasto ndodhet sot për një vizitë në Shkup, ku bisedoi me autoritetet maqedonase lidhur me bashëkpunimin në më shumë fusha. Zoti Haxhinasto dhe autoritetet maqedonase thanë se incidentet e fundit nuk mund të prishin marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Maqedonisë Haxhinasto dhe Poposki thonë se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira dhe dinamike. Vizita e zëvendëskryeministrit dhe ministër i jashtëm Edmond Haxhinasto në Shkup bëhet pas incidenteve të dhunshme midis të rinjve maqedonas dhe shqiptarë. Zoti Haxhinasto tha se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni duhet të zhvillohen në bazë të marrëveshjes së Ohrit e cila qëndron në themel të integrimit të shoqërisë së Maqedonisë. ai theksoi interesn për bashkëpunim në luftën kundër kriminalitetit dhe çdo incidenti që mund të ndodh në të dy anët e kufirit.

“Këto incidente gjithsesi nuk arrijnë të cënojnë bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: Kemi kërkuar hetim të plotë të ngjarjeve. Kemi kërkuar që institucionet e zbatimit të ligjit të vënë përpara drejtësisë personat përgjegjës. Kemi kërkuar gjithashtu, që të gjithë përfaqësuesit politik të tregojnë maturi, qetësi dhe mbështetje për institucionet e zbatimit të ligjit për trajtimin e këtyre rasteve”.

Ministri maqedonas i Punëve të jashtme Nikolla Popovski tha se çdo gjest që mund të jetë fyes për miqt dhe fqinjët, si në Shqipëri pashtu edhe në Maqedoni, duhet të dënohet dhe të trajtohet në kuadër të institucionetve të sistemit.

Ministri shqiptar Haxhinasto duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse e kishte parë videon duke u djegur flamuri maqedonas në Burrel, tha se e kishte parë edhe flamurin shqiptar të digjej: “Gjëra që nuk duhej ndodhur, sepse simbolet kombëtare janë të shenjta për çdo komb dhe qytetar”, tha ai.

Zoti Haxhinasto duke folur për pakicat në Shqipëri tha se Shqipëria është shembulli i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave që dëshmohet dhe nga Këshilli i Evropës.

Dy ministrat njoftuan se brenda një kohe të shkurtër do të mblidhet komisioni i përbashkët ndërqeveritar, një mekanizëm ky për të konkretizuar synimet e dy vendeve. Shqipëria dhe Maqedonia kanë interes për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e e infrastrukturtës, energjisë, turizmit dhe të shkëmbimeve ekonomike.

Zoti Haxhinasto tha se është me rëndësi që sa më shpejtë të ratifikohen marrëveshjet për lëvizjen e qytetarëve vetëm me karta identiteti.

Zyrtari i lartë qeveritar shqiptar u prit edhe nga presidenti Gjorgje Ivanov,kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski, nga kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa pati takime edhe me kolegët e tij, zëvendëskryeminstrat Musa Xhaferi e Teuta Arifi, si dhe me drejtues të partive politike shqiptare.

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, tha pas takimit të mbajtur në Ambasadën shqiptare, se i kishte kërkuar ministrit Haxhinasto që Shqipëria t’i ndihmojë Maqedonisë në rrugën drejt Natos, të bëjë lobim sepse është në interes strategjik, politik dhe rajonal: “Është në interes për paqen dhe qëndrueshmërinë e rajonit që Maqedonia të zë vendin e merituar në strukturat e Natos”, tha zoti Ahmeti.

Edmond Haxhinasto priti dhe një delegacion të Partisë Demokratike Shqiptare prej deputetësh dhe anëtarë të kryesisë së partisë, të cilët i kanë four për incidentet e fundit në Shkup e Tetovë dhe si nxitëse të tyre e shikojnë qeverinë e Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG