Lidhje

SHBA: Debat i ndezur për legalizimin e marijuanës


SHBA: Debat i ndezur për legalizimin e marijuanës

SHBA: Debat i ndezur për legalizimin e marijuanës

Në Shtetet e Bashkuara fushata për legalizimin e marijuanës që me termin shkencor njihet si Cannabis Sativa, pritet të fuqizohet në Kaliforni këtë verë ndërkohë që në nëntor do të hidhet në votë legalizimi i saj për përdorimin për zbavitje. Kjo do të ligjëronte përdorimin e marijuanës për moshën 21 vjeç e sipër dhe posedimin në një masë të caktuar, për t’u përdorur deri nga 12 persona, për arsye zbavitjeje.

Richard Lee filloi të përdorte marijuanë pas një dëmtimi në kurriz. Tani ai është manjat marijuane.

"Që kur isha i ri në vitet ’70, kam menduar se ndalimi i marijuanës ishte i padrejtë dhe hipokrizi"

Ai shet canabis sativa dhe drejton një shkollë me 4 kampuse, ku mësohet rritja e marijuanës dhe ku studjojnë më tepër se 3 mijë nxënës. Në shtetin e Kalifornisë 13 vjet më parë, pasi u hodh në votë, u miratua një ligj që lejon përdorimin e marijuanës me rekomandimin e mjekëve dhe kultivimin e saj për përdorim personal.

Por tani përkrahësit e legalizimit të marijuanës i janë larguar argumentit mjekësor dhe po thonë se legalizimi dhe taksa ndaj kësaj lloj droge mund të përmirësojë ekonominë e dobësuar të shtetit.

Më 21 korrik 2009, Ouklendi votoi për një ligj për vendosjen e taksës ndaj 4 farmacive që tregtonin marijuanë, nga 18 dollarë për çdo 1 mijë dollarë shitje - parashikohet që kjo të shtojë me 17,5 milionë shitjet në vitin 2010. Qyteti përballet me një pakësim të buxhetit me 83 milionë dollarë dhe shpreson që taksa e marijuanës të shtojë të ardhurat me 315 mijë dollarë.

Megjithatë, zyrtarët e ligjit kanë premtuar një luftë të fuqishme, që marijuana të mos legalizohet kurrë në Kaliforni. Ata mendojnë se legalizimi i marijuanës mund të shtojë krimin dhe dhunën dhe t’i bëjë adoleshentët të abuzojnë me përdorimin e saj.

Ron Allen bën pjesë në kalicionin e policisë dhe klerikëve që e kundprshtojnë ligjin. Allen drogohej me kokainë për 7 vjet me radhë. Ai thotë se u bë përdorues i dorgës, fillimisht me marijuanën.

“Do të kemi një numër më të madh studentësh që lenë shkollën, do shtohen krimet, vjedhjet dhe fëmijët do të fillojë ta kalojnë kohën kot.”

Zyra e taksave e shtetit thotë se nga shitja e marijuanës, ashtu sikurse nga e alkoholit, buxheti do të rritet me 1,3 miliardë dollarë në vit. Përkrahësit thonë se ligji për marijuanën mund t’i kursejë shtetit 200 milionë dollarë në vit, përmes pakësimit të kostos për sigurinë publike. Po ashtu, ligji mund të gjenerojë të ardhura nga taksat për qeveritë lokale. Në fillim të vitit, Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder tha se agjentët federalë nuk do të ndjekin më shpërndarësit e marijuanës që veprojnë sipas ligjeve të shtetit.

Në Washington, administrata Obama vitin e kaluar i lehtësoi procedurat e përdorimit të marijuanës në mjekësi, por zyrtari i administratës për luftën kundër drogës tha se Shtëpia e Bardhë i kundërshton me forcë përpjekjet për legalizimin e marijuanës. Në se në Kaliforni legalizohet marijuana, kjo mund të sjellë ndryshime edhe në legjislacionin e shteteve të tjera amerikane, ashtu sikurse ndodhi me ligjin historik të vitit 1996 për përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore.

XS
SM
MD
LG