Lidhje

Marrëveshje e re për të ndihmuar bankat komerciale evropiane

  • Zëri Amerikës

Marrëveshje e re për të ndihmuar bankat komerciale evropiane

Marrëveshje e re për të ndihmuar bankat komerciale evropiane

Bankat qendrore më të mëdha të botës kanë rënë dakord t’u japin hua shtesë bankave komerciale evropiane, të cilat e kanë pasur më të vështirë të marrin hua për shkak të ekspozimit të tyre ndaj borxheve të disa vendeve evropiane.

Banka Qendrore Evropiane njoftoi sot se do t’u japë borxhe 3-mujore bankave të eurozonës në bashkëpunim me Rezervën Federale amerikane, Bankën e Anglisë, Bankën e Japonisë dhe Bankën Kombëtare zvicerane. Ajo thotë se huatë e reja synojnë të sigurojnë se bankat komerciale kanë fonde të mjaftueshme amerikane deri në fund të këtij viti.

Duket se ky njoftim ka ndikuar pozitivisht tek aksionet e bankës evropiane dhe tek indekset kryesore në tregjet evropiane. Indeksi DAX i Frankfurtit dhe indeksi i Parisit u ngritën deri me 4 për qind, ndërsa indensi i Londrës u ngrit me rreth 2,5 për qind.

XS
SM
MD
LG