Lidhje

Amerika Qendrore përgatitet për stuhinë tropikale Methju

  • Zëri Amerikës

Stuhija tropikale Methju ka sjellë shira të rrëmbyer në Amerikën Qendrore, pasi la të premten 7 të vdekur në Venezuelë. Meteorologët amerikanë thonë se stuhija goditi sot më herët bregdetin e Hondurasit dhe pritet të përshkojë Belizën dhe Guatemalën të dielën dhe të hënën.

Mijëra vetë janë evakuuar në disa pjesë të rajonit, ku zyrtarët parashikojnë përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu. Priten deri në 25 centimetra shi në rajon dhe rreshje edhe më të mëdha në zona të izoluara. Erërat e forta të stuhisë u zbutën disi sot në mëngjes dhe pritet të vazhdojnë të dobësohen.

Të premten Methju goditi Venezuelën, duke shkaktuar përmbytje masive që mbuluan një nga lagjet e varfra të kryeqytetit Karakas dhe lanë 7 të vdekur.

XS
SM
MD
LG