Lidhje

1 Maji nëpër botë shënohet me protesta në shumë qytete

  • Zëri Amerikës

1 Maji nëpër botë shënohet me protesta në shumë qytete

1 Maji nëpër botë shënohet me protesta në shumë qytete

Disa dhjetra mijëra punëtorë nëpër botë dolën nëpër rrugë sot me rastin e 1 majit, duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Në Stamboll të Turqisë, punëtorët u mblodhëmn sot për të festuar 1 majin në sheshin qendror Taksim për herë të parë në tri dekada.

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, demonstruesit kërkuan kushte më të sigurta pune dhe që t’i jepet fund pushimeve nga puna. Në Hong Kong, fokusi ishte krijimi i pagës minmale.

Ndërsa në Japoni dhe Taiwan protestuesit u kërkuan punëdhënësve të përmirësojnë garancitë për sigurinë e punës.

Ndërkohë, në mbarë Rusinë kishin dalë sot në manifestime grupet që mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Në Greqi, protestuesit kundërshtuan masat e ashpra qeverisë për ta nxjerrë vendin nga kriza e rëndë ekonomike.

Mitingje me rastin e 1 Majit u zhvilluan edhe në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, në Stamboll dhe në Filipine.

XS
SM
MD
LG