Lidhje

Medalja e nderit për ish-marinsin amerikan Dakota Mejer


Medalja e nderit për ish-marinsin amerikan Dakota Mejer
Medalja e nderit për ish-marinsin amerikan Dakota Mejer

Presidenti Obama i dha Medaljen e Nderit ish anëtarit të Korpusit të Marinës Dakota Meyer, për trimërinë e spikatur që ka treguar, duke rrezikuar edhe jetën gjatë shërbimit të tij si marins. Ceremonia e dhënies të medaljes u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë. Dakota Meyer shërbente në Afganistan me një ekip stërvitor të marinës, më 8 shtator të vitit 2009, kur grupi i tij u sulmua nga talebanët ndërsa po shkonte në një fshat në Luginën Ganjgal.

Meyer, i cili ndodhej në fund të autokolonës në kohën e sulmit, kaloi 5 herë me makinën e tij të blinduar në mes të zjarrit të armikut, për t’u shpëtuar jetën 13 marinsave dhe ushtarëve amerikanë, si dhe 23 pjesëtarëve të turpave afgane. Ai po ashtu u kthye në zonën e rrezikut për të ndihmuar në tërheqjen e trupave të 4 ushtarëve amerikanë.

Dakota Meyer bëhet kështu personi i tretë që merr medaljen e nderit i gjallë dhe marinsi i parë që nderohet me medalje gjatë shërbimit në luftrat në Irak dhe në Afganistan. Ushtarakët e tjerë që janë nderuar me këtë medalje dhe jetojnë, janë rreshteri Salvatore Giunta dhe Leroi Petri. Medalja e Nderit është dekorata më e lartë që jepet në ushtrinë amerikane.

XS
SM
MD
LG