Lidhje

Medvedev, thirrje autoriteteve për masa të rrepta kundër terrorizimit


Presidenti rus Dmitri Medvedev ishte sot për një vizitë të panjoftuar më parë në rajonin e Kaukazit Verior, ku u bëri thirrje autoriteteve lokale të venë në zbatim masa të rrepta për të luftuar terrorizimin.

Komentet e zotit Medvedev u transmetuan nga Republika jugore e Dagestanit, ku dy persona kryen sulme vetëvrasëse me bombë ku gjetën vdekjen dje të paktën 12 vetë.

Të hënën në Moskë, dy sulme vetëvrasëse me bombë shkatuan 29 të vdekur në metronë e qytetit. Po sot më herët, autoritetet thanë se dy persona të tjerë u vranë në Dagestan, nga një shpërthim në një makinë. Policia tha se autorët e sulmit mund të kenë qenë duke transportuar një bombë artizanale.

Udhëheqësi i kryengritësve çeçenë Doku Umarov mori përgjegjësinë për sulmet me bombë në metronë e Moskës, duke i cilësuar ato si veprime hakmarrëse për vrasjen e civilëve në rajonin e Kaukazeve nga forcat ruse të sigurisë. Udhëheqësi çeçen tha po ashtu se sulmet kundër Rusisë do të vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG