Lidhje

Zbulohen dy gjene që shkaktojnë melanomën

  • Astrit Lulushi
  • Zëri Amerikës

Zbulohen dy gjene që shkaktojnë melanomën

Zbulohen dy gjene që shkaktojnë melanomën

Një studim i ri tregon se si dy gjene të veçanta i bëjnë disa njerëz më të prirur për kancer të lëkurës. Rezultatet e studimit u paraqitën më 10 shtator në një konferencë evropiane për sëmundjet e lëkurës.

Njerëzit dynden në plazhin pranë qytetit të Barcelonës, për të shfrytëzuar ditët e fundit me diell të verës spanjolle. Ata shkojnë për një lëkurë të shëndetshme e në kërkim të ngjyrës, por për disa ky mund të jetë dënim me vdekje. Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë (UV) rrit shanset e kancerit të lëkurës melanoma, që megjithëse kancer vdekjeprurës - nuk i ndal njerëzit që nxitojnë për në plazh në rastin më të parë.

Ndërsa ata qëndrojnë në diell, specialistë të sëmundjeve të lëkurës nga e gjithë bota u mblodhën në Barcelonë nga 7 deri më 10 shtator për një konferencë të Shoqatës Evropiane për Kërkime dermatologjike (ESDR). Kanceri i lëkurës ishte tema kryesore.

Barcelona është zona me nivel më të lartë se mesatarja për kancer melanoma. Qyteti Katalonjë ka 12 raste me melanoma në 100.000 banorë në krahasim me mesataren 7 raste për çdo 100.000 njerëz. Zyrtarët e shëndetit thonë se kjo mund të jetë për shkak të faktit se qyteti është në bregdet dhe njerëzit priren të bëjnë më shumë banjo dielli, duke rritur ekspozimin e tyre ndaj rrezeve të dëmshme.

Edhe pse melanoma është më pak e zakonshme se kanceret e tjerë të lëkurës, mjekët thonë se melanoma është përgjegjëse për shumicën e vdekjeve nga kanceri i lëkurës. Mjekët në Barcelonë thonë se janë duke u përpjekur për të gjetur se pse njerëzit me lëkurë të bardhë dhe flokë të kuqe kanë më shumë gjasa për të zhvilluar melanoma.

Doktoresha Susana Puig Cerda është koordinatore e projektit për analizimin e shkaqeve dhe pasojave të kancerit melanoma. Deri tani studimi ka shqyrtuar vetëm qelizat e lëkurës së njeriut të injektuara tek minjtë në laborator. Por shkencëtarët besojnë se janë dy gjene që ndërveprojnë nën rrezet ultravjollcë për të krijuar një mutacion i cili rrit shanset e zhvillimit të melanomës. Shkencëtarët i kanë studjuar këto gjene gjatë 15 vjetëve të fundit dhe rezultatet i paraqitën në konferencën e Shoqërisë Evropiane për Kërkime dermatologjike.

Maria Carme Bo Hernandez u diagnostikua me melanoma 28 vjet më parë dhe që atëherë kanceri i është rishfaqur shumë herë. Ajo shkon për kontroll tek doktoresha Puig çdo gjashtë muaj. Kur melanoma diagnostikohet herët, shpesh është e shërueshme. Por një diagnozë e vonë e bën melanomën të përhapet dhe jashtëzakonisht të vështirë për t'a trajtuar.

Shoqata Amerikane e Kancerit thotë se rreth 120.000 raste të reja të melanomas diagnostikohen çdo vit në SHBA. Melanoma fillon në qelizat melanocyte, përgjegjëse për prodhimin e melaninës që i jep ngjyrë lëkurës, syve dhe flokëve. Doktoreshë Susana Puig Cerda thotë;

"Ne zbuluam se si polymorphismat e flokëve të kuq, si dhe ndryshimi në gjenin e trashëgueshëm p16, ndikojnë në qelizat e lëkurës kur kjo ekspozohet ndaj rrezatimit ultravjollcë".

Maria Carme Bo Hernandez me vajzën e saj Ema Serra Bo, thotë se është e shqetësuar për faktin që ia ka kaluar melanomën fëmijës së saj.

"Ndonjëherë mendoj se mund t'i kem dhënë asaj një trashëgimi të mirë (gjenetike) në vend të një sëmundjeje. Ndjehem fajtore në një farë mase, por kjo është diçka që vjen nga paraardhësit e mi dhe unë nuk dua t'a vazhdoj këtë zinxhir. Jam i shqetësuar, por vetëm në një masë të caktuar".

Emma vuan gjithashtu nga melanoma dhe thotë se shpreson se në të ardhmen shkencëtarët do të gjejnë një zgjidhje.

"Unë shpresoj se kur të vijë koha të kem fëmijë, shkenca do të kenë evoluar aq sa ata mund t'a përjetojnë këtë problem në një mënyrë të ndryshme, ashtu si unë përjetoj këtë në mënyra të ndryshme se sa nëna ime në rininë e saj. Shpresoj që fëmijët e mi t'a përjetojnë këtë si një problem të vogël".

Ekspertët në konferencën e Barcelonës thonë se 70 përqind të rasteve të melanomës, kur diagnostikohen në fazë të herëshme, mund të trajtohen sukseshëm me operacione të lehta. Pjesa tjetër kërkon kirurgji më komplekse. Një nga delegatët është Dr Aleksandër Enk nga Universiteti i Heidelbergut në Gjermani.

"Deri dy vjet më parë mendoja se melanoma metastazike ishte absolutisht vdekjeprurëse. Por ne kemi zhvilluar terapi të reja që, të paktën në disa raste zgjasin jetën e pacientëve".

Profesor Vincent Piguet thotë konferenca si kjo ofrojnë mundësi për studiues të shkëmbejnë informacion. Shkëmbimi mund bëhet edhet në një faqe interneti. Dhe kjo përshpejton kërkimin shkencor. Pra, këto lloje takimesh janë thelbësore për përparimin e shkencës mjekësore për sëmundjet e lëkurës..

XS
SM
MD
LG