Lidhje

Merkel: Ndihma ndaj Greqisë nuk do të mjaftojë për të zgjidhur problemet

  • Zëri Amerikës

Merkel: Ndihma ndaj Greqisë nuk do të mjaftojë për të zgjidhur problemet

Merkel: Ndihma ndaj Greqisë nuk do të mjaftojë për të zgjidhur problemet

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi udhëheqësit evropianë se ndihma ndaj Greqisë nuk do të mjaftojë për të parandaluar problemet të tjera financiare.

Zonja Merkel u bëri sot thirrje anëtarëve të eurozonës të shtërngojnë shpenzimet buxhetore dhe të shpejtojnë rregullimin e tregjeve financiare. Ajo tha se vendet anëtare duhet gjithashtu të ndryshojnë disa nga traktatet që kanë të bëjnë me ekonominë e tyre të përbashkët.

Kancelarja gjermane arriti në Bruksel për një takim me krerët e BE-së për të nënshkruar një paketë ndihmash 145 miliard dollarëshe për Athinën.

Po sot, kryeministri francez Fransua Fijon premtoi ta mbronte Greqinë, duke i quajtur sulm ndaj eurozonës spekulimet se Greqia mund të mos i paguajë borxhet.

Vendet evropiane janë përpjekur të zbutin shqetësimet se mungesa e stabilitetit financiar të Greqisë mund të nxisë një krizë më të gjerë financiare.

XS
SM
MD
LG