Lidhje

Merkel: Gjermania ka dështuar në krijimin e një shoqërie multikulturore

  • Zëri Amerikës

Merkel: Gjermania ka dështuar në krijimin e një shoqërie multikulturore

Merkel: Gjermania ka dështuar në krijimin e një shoqërie multikulturore

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha dje se vendi ka dështuar në përpjekjet e tij për të krijuar një shoqëri ku të gjithë njerëzit nga kultura të ndryshme të jetojnë së bashku në paqe. Zonja Merkel tha në një aktivitet të partisë Bashkimi Kristian Demokrat se është e pamundur që njerëzit me prejardhje të ndryshme të jetojnë së bashku pa u integruar. Kancelarja Merkel ka presion nga brenda partisë së saj që të mbajë një qendrim më të ashpër ngaj imigrantëve, të cilët nuk janë të predispozuar të përshtaten në shoqërinë gjermane.

Integrimi është pikësynimi kryesor për të ardhmen e afërt, u shpreh Kancelarja gjermane Angela Merkel, pasi deklaroi se bashkëekzistenca e kulturave ka qenë një dështim i plotë në Gjermani.

Ideali i një shoqërie që inkorporon shumë kultura, ku njerëz nga prejardhje të ndryshme jetojnë të lumtur pranë njëri-tjetrit ka rezultuar plotësisht e dështuar. Të gjithë imigrantët, tha ajo, duhet të mësojnë gjermanisht nëse synojnë të integrohen në shoqërinë gjermane:

“Ata që duan të jenë pjesë e shoqërisë sonë, nuk duhet vetëm të respektojnë ligjin dhe të veprojnë në bazë të kushtetutës, por mbi të gjitha të mësojnë gjuhën tonë. Këtij objektivi duhet t’i jepet vlerë absolute”.

Integrimi nuk është thjesht një ideal i demokracisë gjermane, por një domosdoshmëri, në një shoqëri me përbërje shumë të ndryshme nga ajo e disa dekadave më parë. Brezi i ri në Gjermani, thekson Kancelarja Merkel, përfaqëson në masë dërrmuese dyndjen e imigrantëve që ka përjetua vendi gjatë viteve të fundit:

“Në Frankfurt, dy ndër çdo 3 fëmijë nën moshën 5 vjeç kanë prejardhje imigrante. Ne jemi një vend që filluam që në vitet ’60 të tërhiqnim punëtorë sezonalë. Tani ata jetojnë në këtë vend. Për ca kohë gënjyem veten me mendimin se këta punëtorë nuk do të qëndronin këtu gjatë dhe do të largoheshin një ditë. Por realiteti doli ndryshe”.

Kjo, tha kancelarja Merkel, e bën integrimin një domosdoshmëri për shoqërinë gjermane. Por ajo këmbëngul se vendi i saj mbetet një tokë e mundësive për imigrantët e vendosur atje:

“Ne jemi një vend që u jep njerëzve shansin për sukses dhe kjo duhet të vazhdojë të jetë cilësia dalluese e Gjermanisë”.

XS
SM
MD
LG