Lidhje

Merkel do të kërkojë president konsensual për të mënjanuar vakumin


Merkel do të kërkojë president konsensual për të mënjanuar vakumin

Merkel do të kërkojë president konsensual për të mënjanuar vakumin

Presidenti gjerman Christian Wulff ka dhënë dorëheqjen mes akuzave se ka pranuar favore gjatë kohës që mbante një tjetër post politik. Zoti Wulff përballet me akuzën se ka lejuar një mikun e tij producent, që t’i paguante dy qëndrime në hotel dhe se ka pranuar një hua të madhe nga gruaja e një mikut të tij të pasur. Kancelarja Angela Merkel, e cila e përzgjodhi vetë zotin Wulff për këtë post në vitin 2010, bëri një dekleratë ku shprehte keqardhje të thellë për dorëheqjen e presidentit. Ajo tha se do të kërkojo konsenensus me partitë kryesore për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se do të kërkojë një marrëveshje me opozitën për të plotësuar postin e mbetur bosh pas dorëheqjes së presidentit Christian Wulff (Kristian Vulf) lidhur me akuzat për favore që thuhet se ai ka pranuar.

Kancelarja Merkel, e cila anuloi një vizitë në Romë për t’u marrë me këtë çështje, shprehu keqardhje të thellë për dorëheqjen e presidentit.

Përpjekjet e saj ishin të shpejta për të mënjanuar vakumin dhe për një proces sa më të kujdesshëm zëvendësimi, duke thënë se do të kërkonte një marrëveshje me partitë kryesore të opozitës për presidentin e ri. Kancelarja la të kuptonte se nuk dëshironte të dështonte në përzgjedhjen e kandidatit të ri, duke thënë se partitë e koalicionit do të konsultohen me njëri tjetrin para se të flasin me partitë e opozitës.

Duam të zhvillojmë bisedime për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm gjerman,” tha zonja Merkel.

Dorëheqja e papritur kërcënon ta zhvendosë vëmendjen nga problemet e brendëshme, tani që Gjermania përballet me krizën e borxheve të eurozonës.

Zoti Wulff e njofton dorëheqjen një ditë pas shkallëzimit dramatik të skandalit. Dje, prokurorët i kërkuan parlamentit t’i hiqnin imunitetin zotit Wulff lidhur me akuzat për përfitime kur ishte guvernator i Saksonisë së Poshtme. Zoti Wulff largohet thuajse dy vjet pas ardhjes në postin e presidentit.

Duke iu referuar skandalit, zonja Merkel tha se është fuqia e shtetit të sunduar nga zbatimi i ligjit që i trajton të gjithë njëlloj pavarësisht postit.

Një asamble e posaçme e përbërë nga deputetë të dhomës së ulët dhe përfaqësues nga të 16 landet do të zgjedhë pasardhësin e zotit Wulff brenda 30 ditësh.

Koalicioni i qendrës së djathtë në pushtet ka një shumicë fare të vogël në këtë asamble.

Skandali ende nuk ka patur ndonjë ndikim mbi popullaritetin që gëzon zonja Merkel pavarësisht problemeve me eurozonën.

XS
SM
MD
LG