Lidhje

Kancelarja gjermane Merkel vazhdon vizitën në Kinë


乔治城的M街(M Street NW)上的店铺
乔治城的M街(M Street NW)上的店铺

Zoti Hu i bëri komentet sot në fillim të takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Pekin. Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua thotë se udhëheqësi kinez i tha zonjës Merkel se marrëdhëniet dypalëshe janë rritur “thellësisht dhe gjerësisht” që kur u vendosën para katër dekadash.

“Besoj se vizita e zonjës kancelare në Kinë do të ndihmojë për të forcuar mirëkuptimin dhe besimin reciprok dhe në zhvillimin e bashkëpunimit mes Kinës dhe Gjermanisë”.

Zonja Merkel u bëri jehonë mendimeve të shprehura nga zoti Hu dhe tha se Gjermania është e gatshme të punojë me Pekinin për t’i çuar më tej marrëdhëniet me Evropën.

“Do të doja t’ju përshëndesja dhe t’ju uroja. Ne do të festojmë 40 vjetorin e lidhjeve diplomatike gjermano-kineze; do të mbajmë “Vitin e Kulturës Kineze në Gjermani dhe Viti i dragoit duhet të jetë i mbarë për Kinën dhe shpresojmë që ky vit të jetë i mbarë edhe për marrëdhëniet gjermano-kineze”.

Udhëheqësja gjermane po kalon ditën e dytë të një vizite treditore në Kinë.

Ajo diskutoi për embargon e Bashkimit Evropian për naftën ndaj Iranit me zotin HU dhe kryeministrin Wen Jiabao pas mbërritjes. Ajo tha se i kërkoi Kinës që të përdorë ndikimin e saj për të bindur Teheranin që të heqë dorë nga ambicjet bërthamore. Kina, blerësja më e madhe e naftës iraniane ka refuzuar deri tani t’i bashkohet embargos së naftës ndaj Teheranit.

Ata diskutuan gjithashtu për krizën e borxhit në Evropë. Zoti Wen tha se Pekini po shton pjesëmarrjen në fondet e shpëtimit që kanë si synim zgjidhjen e krizës evropiane.

XS
SM
MD
LG