Lidhje

Merkel, Sarkozi kërkojnë traktat të ri për të kontrolluar shpenzimet


Merkel, Sarkozi kërkojnë traktat të ri për të kontrolluar shpenzimet
Merkel, Sarkozi kërkojnë traktat të ri për të kontrolluar shpenzimet

Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel thanë sot se duan një traktat të ri për të kontrolluar shpenzimet në përpjekje për t’i dhënë fund krizës së borxheve në Europë dhe për të shpëtuar euron.

Dy udhëheqësit thanë pas takimit në Paris sot se ata duan që të 27 vendet e Bashkimit Evropian të miratojnë ndryshimet sipas të cilave çdo vend duhet të përcaktojë nivelin e shpenzimeve, e nëse e shkelin, atëherë Gjykata Europiane e Drejtësisë ka të drejtë t’i penalizojë. Qëllimi i tyre është që të mbajnë nën kontroll defiçitin buxhetor dhe të shmangin nevojën për më shumë ndihma financiare ndrkombëtare si ato të cilat janë dhënë ndërkaq për Greqinë, Irlandën e Portugalinë.

Por zoti Sarkozy dhe zonja Merkel thanë se ata do të ishin dakort gjithashtu që buxhetet e reja të kontrollohen edhe nëse kjo nismë miratohet vetëm nga 17 vendet që përdorimn monedhë euro. Zoti Sarkozy tha se vendet e eurozonës duhet të miratojnë ndryshimet deri në fund të marsit.

XS
SM
MD
LG