Lidhje

Merkel përsërit kundërshtimin ndaj anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE

  • Zëri Amerikës

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përsëritur kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Para vizitës së saj në Turqi sot, zonja Merkel tha se preferon t’i japë Turqisë partneritet të privilegjuar me BE-në, më pak se anëtarësimi i plotë.

Kancelarja Merkel arriti sot në Ankara për një vizitë dy-ditore ku do të takohet me zyrtarët turq, duke përfshirë presidentin Abdullah Gyl.

Turqia filloi bisedimet për anëtarësim në BE në vitin 2005, por ato ngecën për shkak të refuzimit të Turqisë për të normalizuar marrëdhëniet me Qipron.

Kancelarja Merkel dhe zyrtarët turq pritet të diskutojnë edhe paqen në Lindjen e Mesme dhe programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG