Lidhje

Meta: Dritan Prifti peng i krimit të organizur dhe korrupsionit

  • Armand Mero

Meta: Dritan Prifti peng i krimit të organizur dhe korrupsionit

Meta: Dritan Prifti peng i krimit të organizur dhe korrupsionit

Zevendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë Ilir Meta sulmoi sot ashpër ish ministrin Dritan Prifti duke u shprehur se ai "është peng i krimit të organizur dhe korrupsionit."

Komentet e tij erdhën si përgjigje e deklaratave të bëra mbrëmë nga zoti Prifti në një intervistë në Top Chanel ku mes të tjerash u shpreh se kish patur presione nga zoti Meta që të linte postin e ministrit të Ekonomisë.

Zoti Meta tregoi gjithashtu se zoti Prifti kish patur një takim me kryetarin socialist Edi Rama i cili sipas tij kish propozuar një puc parlamentar tha ai me qëllim rrezimin e qeverisë së kryeministrit Berisha dhe emërimin e zotit Meta në krye të një qeverie ku edhe zoti Prifti do të rikhthehej si ministër i Ekonomisë.

Socialistët hodhën poshtë deklarime të tilla dhe shtuan se pohimet e fundit tregojnë se sipas tyre koalicioni mes kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Meta është thjesht një koalicion pazaresh

XS
SM
MD
LG