Mijëra vetë mbushën të shtunën rrugët e kryeqytetit të Meksikës për festivalin e katërt vjetor “Sfilata me Alebrihe” – një paradë që prezanton punimet e artistëve nga e gjithë Meksika.
Alebrihet janë skulptura shumë-ngjyrëshe që paraqesin krijesa sureale të punuara me dru apo letër. Dje, mbi 400 skulptura Alebrihe u përfshinë në paradë.
Sfilata filloi në qendrën historike të Qytetit të Meksikos dhe përfundoi në monumentin “Engjëlli i Pavarësisë” në bulevardin Reforma.
Tema e paradës së sivjetshme ishte pavarësia dhe revolucioni meksikan, me rastin e 200 vjetorit të fitores së pavarësisë nga Meksika.
Parada u organizua nga Muzeu i Artit Popullor për të mbështetur krijimtarinë dhe talentin e artizanëve meksikanë, që krijojnë punime të tilla.
Skulpturat Alebrihe janë vendosur në bulevardin Reforma dhe do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 7 nëntor.