Lidhje

Netanjahu thotë se është gati për bisedime paqeje me palestinezët

  • Zëri Amerikës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i tha të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçëll se Izraeli është gati për bisedime të drejtpërdrejta paqeje me palestinezët.

Duke folur me gazetarët para takimit të sotëm mes tyre në Jeruzalem, zoti Netanjahu bëri thirrje për bisedime pa kushte.

I dërguari Miçëll i tha kryeministrit izraelit se Shtetet e Bashkuara ndajnë të njëjat objektiva me Izralin dhe do të vazhdojnë të punojnë me udhëheqësit izraelitë, si edhe me presidentin palestinez Mahmud Abas.

Në Uashington, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton e përshkroi takimin mes zotit Miçëll dhe kryeministrit Netanjahu si pozitiv dhe produktiv.

Miçëll nuk arriti dje ta bindte zotin Abas që të fillonte bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin. Udhëheqësi palestinez do të që në fillim të bihet dakord për programi dhe afatet për negociatat.

Palestinezët po kërkojnë gjithashtu ngrirjen e ndërtimit të vendbanimeve izraelite në territorin që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG