Lidhje

Mitchell, pa Libanin nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme

  • Zëri Amerikës

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme George Mitchell i tha presidentit libanez Michel Suleiman se pa Libanin, nuk mund të ketë paqe në rajon.

Zoti Mitchell i bëri komentet sot në Bejrut, ku vazhdon përpjekjet për të ndërmjetësuar një plan bashkëkohor për Lindjen e Mesme pasi udhëheqësit izraelitë dhe palestinez përfunduan një raund tjetër bisedimesh të drejtpërdrejta këtë javë.

Zoti Mitchell i tha gjithashtu zotit Suleiman se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të mbështesin forcat e armatosura të Libanit. Në gusht, disa ligjvënës amerikanë ndaluan shpërndarjen e 100 milionë dollarëve në ndihma ushtarake për Libanin për shkak të shqetësimeve rreth influencës që grupi Hezbollah mund të ketë brenda ushtrisë së Libanit.

I dërguari amerikan vizitoi gjithashtu selinë e forcave paqeruajtëse të OKB-së në jug të Libanit.

Zoti Mitchell shkoi në Liban nga Siria. Në fillim të javës, ai shoqëroi sekretaren e Shtetit Hillari Klinton në ndërmjetësimin e bisedimeve të paqes mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit palestinez Mahmoud Abbass.

XS
SM
MD
LG