Lidhje

Lindja e Mesme: Ende s'ka përparim lidhur me çështjen e vendbanimeve

  • Zëri Amerikës

Lindja e Mesme: Ende s'ka përparim lidhur me çështjen e vendbanimeve

Lindja e Mesme: Ende s'ka përparim lidhur me çështjen e vendbanimeve

Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë kanë përfunduar bisedime të veçanta me të dërguarin amerikan Xhorxh Miçëll, pa ndonjë përparim të dukshëm për çështjen kryesore, atë të ndërtimit të vendbanimeve.

Zyrtarët palestinezë thonë se Presidenti Mahmud Abas nuk do të mbajë bisedime direkte me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu derisa të zgjidhet çështja e zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Megjithatë, zyrtarët thonë se palestinezët do të angazhohen në bisedime të veçanta me ndërmjetësuesit.

Zoti Miçëll e mbajti takimin e tij të dytë me zotin Abas sot, pas një sesioni të ngjashëm me Kryeministrin Netanjahu më herët. Para se të hynte në takim, zoti Netanjahu tha se vendi i tij kishte një mision paqeje.

Zoti Abas ka thënë se do të vendosë nëse do t’i ndërpresë bisedimet pasi të konsultohet me zyrtarë të lartë arabë në një takim javën e ardhshme.

Organe izraelite mediash kanë thënë se administrata e Presidentit Obama i ka ofruar Izraelit një listë përfitimesh nëse do të binte dakord ta shtynte afatin e moratoriumit edhe për dy muaj. Por sipas medias, zoti Netanjuahu e ka hedhur poshtë ofertën.

XS
SM
MD
LG