Lidhje

Klinton: Izraeli dhe palestinezët do të fillojnë bisedime të drejtpërdrejta në shtator


Klinton: Izraeli dhe palestinezët do të fillojnë bisedime të drejtpërdrejta në shtator
Klinton: Izraeli dhe palestinezët do të fillojnë bisedime të drejtpërdrejta në shtator

Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë mirëpritën rifillimin e bisedimeve të drejtëpërdrejta për paqen në Uashington, në fillim të shtatorit, një marrëveshje që u arrit me ndërmjetësimin e SHBA.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Kinton njoftoi sot se procesi do të nisë me një takim të udhëheqësve të të dy palëve në Shtëpinë e Bardhë.

Grupi militant Hamas, i cili udhëheq Rripin e Gazës, nuk do të marrë pjesë dhe i ka denoncuar bisedimet.

Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak dhe mbreti Abdullah i Jordanisë do të jenë të ftuar, ashtu si edhe ish kryeministri britanik Toni Bleir i cili do të përfaqësojë Kuartetin e fuqive më të mëdha në përbërjen e të cilit është Rusia, SHBA, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian..

Zonja Klinton pritet që të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe udhëheqësin palestinez Mahmud Abbas për të nisur negociatat. Skretarja Klinton tha se bisedimet duhet të përfundojnë brenda një viti, me synimin për të krijuar shtetin palestinez pranë Izraelit.

Këto bisedime do të shënojnë negociatat e para të drejtpërdrejta mes të dy palëve që nga fundi i vitit 2008.

XS
SM
MD
LG