Lidhje

Izraeli thekson angazhimin për të arritur sukses në bisedimet për paqe

  • Zëri Amerikës

Izraeli thekson angazhimin për të arritur sukses në bisedimet për paqe

Izraeli thekson angazhimin për të arritur sukses në bisedimet për paqe

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu thotë se Izraelit dhe palestinezët mund të habisin skeptikët dhe të arrijnë atë që ai e cilësoi si “një marrëveshje historike”. Zoti Netanjahu i bëri komentet sot në takimin e kabinetit të tij ministror. Udhëheqësi izraelit tha se arritja e paqes është e vështirë por jo e pamundur. Zyrtarët palestinezë kanë këmbëngulur që Izraeli të vazhdojë moratoriumin ndaj ndërtimeve në Bregun Perëndimor, si kusht për suksesin e bisedimeve. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun i cilësoi bisedimet si një shans që nuk duhet shpërdoruar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mblodhi sot kabinetin e tij për takimin e përjavshëm, ku u diskutuan edhe planet për bisedime të drejtpërdrejta me palestinezët. Kryeministri Netanjahu tha se krijimi i një shteti palestinez brenda kornizës kohore të bisedimeve, do të varet nga angazhimi palestinez për të pranuar bashkëjetesën në paqe me

“Ne flasim për një marrëveshje paqeje ndërmjet Izraelit dhe një shteti të çmilitarizuar palestinez. Ky shtet, nëse krijohet në fund të këtyre bisedimeve, mendohet se do t’i japë fund konfliktit dhe jo të jetë bazë për vazhdimin e tij në mënyra të reja. Siguria dhe njohja e shtetit izraelit si shteti kombëtar i hebrenjve dhe ndalimi i konfliktit janë 3 hapat e parë që mund të na garantojnë një marrëveshje reale për paqe, një marrëveshje që të ekzistojë për breza të tërë".

Para takimit të kabinetit, ministri izraelit Isaac Hertzog tha se bisedimet e drejtpërdrejta ishin e vetmja mënyrë për arritjen e marrëveshjes së paqes:

“Është momenti që udhëheqësit e të dyja palëve të përballen me sfidat që paraqet ky moment. Izraeli e ka bërë të qartë se vetëm përmes bisedimesh të drejtpërdrejta mund të arrihet paqja. Ne synojmë pikërisht paqen. Kjo mund të ndikojë tek atmosfera politike në Izrael dhe kërkon mbi të gjitha që të gjitha forcat që besojnë në paqe në Lindjen e Mesme të bashkohen në mbështetje të këtyre përpjekjeve”.

Kjo tentativë e re për gjetjen e një zgjidhjeje vjen pas një angazhimi intensiv nga Shtetet e Bashkuara në këtë çështje. Presidenti Barak Obama iu kthye përpjekjeve për paqe në Lindjen e Mesme, pas dështimeve të shumë përpjekjeve nga presidentë pararendës. Ai i ka ftuar udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë për darkë në Shtëpinë e Bardhë më 1 shtator.

Të nesërmen më 2 shtator, Sekretarja amerikane e Shtetit do të sjellë për herë të parë që nga Dhjetori i vitit 2008 në një takim të drejtëpërdrejtë me njëri-tjetrin, kryeminisrin e Izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentin Palestinez Mahmud Abbas. Në atë takim palët do të vendosin se kur dhe ku do të zhvillohen raundet e tjera të bisedimeve si dhe temat për diskutim. Sipas zyrtarëve amerikanë, ka gjasa që bisedimet të zhvillohen në Egjipt.

XS
SM
MD
LG