Lidhje

Fillojnë bisedimet indirekte të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve


Administrata e Presidentit Obama thotë se do të mbajë përgjegjës Izraelin dhe palestinezët, nëse sfidojnë besimin në serinë e re të bisedimeve indirekte të paqes.

Në një deklaratë që bëri sot, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, P.J. Krouli tha se të dy palët kanë përfunduar raundin e parë të bisedimeve, duke i dhënë kështu fund ndërprerjes 17 mujore të negociatave.

I dërguari amerikan, Xhorxh Miçëll ndërmjetësoi bisedimet me ecejaket e tij diplomatike nga takimet me zyrtarët izraelitë në Jeruzalem tek takimet me zyrtarët palestinezë në Ramallah të Bregut Perëndimor.

Zoti Crouli i përshkroi bisedimet si serioze dhe me një rend të gjerë dite. Ai tha se si Izraeli ashtu dhe palestinezët janë të angazhuar për të krijuar një atmosferë pozitive për bisedimet, por nuk diskutoi më tej.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netaniahu tha sot se shpreson që këto bisedime do të zhvendosen së shpejti drejt negociatave. Ai tha në një mbledhje të kabinetit sot se paqja nuk mund të vendost nga larg apo me telekomandë.

XS
SM
MD
LG