Lidhje

Minutat e Hollivudit

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Ylli i muzikës, Bono dhe njerëz të tjerë të famshëm, morën pjesë në premierën e fimit “The Lazarus Effect”. Ky film dokumentar tregon përpjekjet e një organizate bamirëse , mbështetur dhe nga emra të njohur të ekranit për të luftuar e parandaluar virusin HIV në Afrikë. Ndërkaq, “ Letra për Xhulietën” është filmi më i fundit romantik, i cili tregon historitë moderne të dashurisë së dy çifteve në qytetin e Veronës në Itali.

Mbas 400 vjetësh, në Veronë rikthehet një histori dashurie. “Romeo dhe Xhulieta” e Shekspirit i ka lënë vendin filmit “Letra për Xhulietën”, i cili sjell dashurinë moderne të kohëve tona.

Në këtë film interpretojn dy çifte, të cilët përmes moshës së tyre, përcjellin tronditjet dhe marrëdhëniet e kohëve tona. Protagonistja e filmit Amanda Seyfrid, e cila interpreton Sofinë, njihet në Veronë me një traditë që vendasit kanë për të zgjidhur problemet e tyre të dashurisë. Ata i shkruajnë një letër Xhulietës, heroinës së tyre të dashurisë, dhe ia lënë pranë shtëpisë së saj. Aty ndodhen sekretaret e Xhulietës që kanë krijuar një klub të quajtur Klubi i Xhulietës, i cili iu kthen përgjigje të gjitha pyetjeve të njerëzve me zemër të coptuar.

Në këtë film interpretojnë dhe Vanessa Redgrave dhe Franko Nero, të cilët interpretojnë një çift në film, por që janë gjithashtu dhe bashkëshortë në jetë.

Aktorët e filmit “Letters to Juliet”, ndodhen të gjithë në Veronë për promovimin e tij. Filmi del në SHBA në datën 14 maj.

*****

Ylli i muzikës, Bono dhe njerëz të tjerë të famshëm, morën pjesë në premierën e fimit “The Lazarus Effect”.

Mbrëmja u organizua nga organizata RED, një organizatë që lufton për parandalimin dhe kurimin e sëmundjes së SIDA-s në Afrikë.

Me regji të Lance Bangs, filmi ndjek historitë personale të një grupi njerëzish të cilët kanë shpëtuar nga vdekja.

Bono është një nga mbështetësit kryesorë të organizatës RED dhe thotë se është shumë e rëndësishme që të ndihmosh njerëz në nevojë:

“Është tronditëse të shohësh se si jeta e një fëmijë apo nëne ndërpritet, dhe të dish se me diçka të thjeshtë mund t’a ndryshosh krejtësisht këtë fat. Dy kokrra ilaçe mjaftojnë që të mbajnë gjallë dikë që ka virusin HIV. Dhe këto dy kokrra kushtojnë vetëm 40 cent”.

Më shumë se 20 milionë njerëz në Afrikë vdesin çdo vit nga virusi HIV, ndonëse Sida është një sëmundje e parandalueshme dhe e kurueshme.

Kostoja e një mjekimi aretroviral, kushton 40 cent në ditë dhe falë organizatave botërore të shëndetësisë dhe mbështetjes politike, si dhe furnizimit të sektorit privat, tre milion njerëz në Afrikë po i nënshtrohen tani këtij trajtimi.

Filmi “The Lazarus effect”, nis transmetimin në stacionin kabllor me pagesë HBO, këtu në SHBA në datën 24 maj.

******

Ndonëse ia shkruan gabim emrin në yllin e famës, Julia Louis Drefys , nuk u nervozua, madje e kaloi me humor situatën. “Gabimi i një gërme në emrin tim në fakt është metafora e shou biznesit në Amerikë: Kur ti mendon se gjithçka është gati, ti e ndjen vehten jashtë”.

Emri është korigjuar me shpejtësi, dhe në vend të yllit të vjetër, tashmë është vendosur ylli i ri me emrin e saktë të aktores së njohur.

Louis Drefys, 49 vjeçare, është fituese dy herë e çmimeve Emmy për serialin televiziv më të sukseshëm të të gjitha kohrave në televizionin amerikan “Seinfeld”, si dhe për serialin e saj të fundit “Aventurat e reja të Kristinës së moshuar”.

Në ceremoninë e vendosjes së yllit të famës me emrin e saj në Hollivud, ishin të pranishëm disa prej bashkëpunëtorëve të saj më të afërt në vite.

XS
SM
MD
LG