Lidhje

Si shënohet Muaji i Shenjtë i Ramazanit në SHBA


Si shënohet Muaji i Shenjtë i Ramazanit në SHBA
Si shënohet Muaji i Shenjtë i Ramazanit në SHBA

Myslimanët në Shtete e Bashkuara dhe kudo në botë e shënojnë muajin e Ramazanit në të njëjtën kohë çdo vit. Por disa myslimano amerikanë thonë se përvoja e këtushme është e ndryshme e ndonjë herë edhe më e veçantë sesa në vendet me shumicë myslimane. Sipas Këshillit të marrëdhënieve amerikano islamike, shteti perëndimor i Kalifornisë ka përqindjen më të lartë të popullsisë myslimane këtu në Shtete e Bashkuara.

Në këtë fushë të gjelbër futbolli, ka katër lojtarë që ndajnë të njëjtën përvojë.

“Ne e kemi nisur futbollin në të njëjtën kohë, jemi të apasionuar mbas kësaj loje”.

Nailah Elmasti, motra e saj Aisha dhe dy vëllezërit e tyre Jusufi dhe Omari e kanë trashëguar dashurinë për futbollin nga babai i tyre. Ata luajnë rregullisht futboll, por një muaj çdo vit, ata kalojnë një periudhë të vështirë. Është agjërimi.

“Lodhesh shumë më shpejt se zakonish dhe është e vështirë që të përqëndrohesh”.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, nga lindja e deri në perëndim të diellit, Omar Elmasri dhe familja e tij nuk hanë dhe as nuk pijnë ujë.

“Mendoj se vështirësia më e madhe është të mos pish ujë”.

“Shumica e lojtarëve të skuadrës nuk janë myslimanë dhe ata përherë kanë pyetje të panumërta rreth agjërimit, unë përpiqem t’u jap përgjigje aq sa mundem”.

“Shokët e skuadrës zakonisht më mbështesin në këtë periudhë,” shprehet Aisha.

Por Jusuf Elmasri thotë se jo çdo kush është i kupton.

“Ata duan që unë të luaj njësoj, pavarësisht kushteve të mija.”

Aisha Elmasri thotë se përkushtimi i saj ndaj besimit ka rezultate befasuese.

“Ndjej që kur agjëroj Zoti të jep fuqi dhe ma bën më të lehtë. Faktikisht unë kam arritur rezultate shumë të mira në vrapim kur kam qenë duke agjëruar”.

Basketbollisti Mummad Madkour vazhdon stërvitjen dhe shkon në shkollë gjatë Ramazanit. Ai thotë se agjërimi i jep ati mendime më të kthjellëta.

“Faktikisht përqëndrohesh më shumë. Nuk mendon për ushqimin, por mendon për mësimet, ose për punën tënde”.

Por Ramazani është më tepër se sa agjërimi ose disiplina. Me perëndimin e diellit, shumë muslimano amerikanë mblidhen nëpër xhami dhe prishin agjërimin së bashku.

“Më pëlqen ta kaloj muajin e Ramazani në xhami, thjesht për t’u ndjerë në shoqëri me të tjerët”.

Rimel Bagori erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Egjipti kur ishte 16 vjeçe. Ajo thotë se në Egjipt Ramazani përjetohet ndryshe.

“Atje e ndjen që secili feston njëlloj ti. Ndërsa këtu shkon në shkollë, punë, dhe jo çdokush është njësoj si ti. Nuk është njësoj si atje”.

Kur shkon në xhami për të thyer agjërimn, Rimel Bagorin përjeton sërish ndjenjën e familjes dhe komunitetit, si në Egjipt.

Por ka njerëz që duan ta kryejnë Ramazanin këtu, në Shtetet e Bashkuara. Usman Madha ka jetuar gjithashtu në Arabinë Saudite gjatë Ramazanit.

“Atje ndonëse je i rrethuar nga një komb i tërë mysliman, ndjehesh vetëm. Ndërsa këtu ke të afërmit dhe miqtë. Ndonëse nuk je në një vend musliman, ndjesia e të qenit me shokë e miq ka tjetër shije”.

Shumë muslimano amerikanë thonë se përvoja e krijimit të lidhjeve më të forta dhe afrimi me Zotin, i ndihmon ata që të tejkalojnë sfidat mendore e fizike të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

XS
SM
MD
LG