Lidhje

Mullen: Publikimi i dokumentave sekrete kërcënon jetë ushtarësh në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Mullen: Publikimi i dokumentave sekrete kërcënon jetë ushtarësh në Afganistan

Mullen: Publikimi i dokumentave sekrete kërcënon jetë ushtarësh në Afganistan

Shefi i Shtatmadhorisë i ushtrisë amerikane thotë se publikimi kohët e fundit i dokumentave sekrete amerikane në internet lidhur me luftën në Afganistan ka shumë të ngjarë të shkaktojë dëme në njerëz në radhët e trupave të koalicionit dhe forcave afgane.

Admirali Mike Mullen tha sot se jetë ushtarësh janë vënë në rrezik si rezultat i kërcënimeve nga ekstremistët talebanë se do të vënë në shenjestër afganët që përmenden në dokumenta si agjentë të forcave të koalicionit. Zoti Mullen i bëri komentet në një intervistë për rrjetin televiziv NBC.

Faqja elektronike Wikileaks publikoi muajin e kaluar dhjetëra mijëra dokumenta sekrete mbi Afganistanin. Admirali Mullen e cilësoi këtë fakt si një ngjarje e paprecedent në përmasat e saj.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates i tha sot rrjetit televiziv ABC se mbi faqen Wikileaks bie barra morale e fajit për publikimin e dokumentave, pa pasur aspak parasysh pasojat.

Në një intervistë që u zhvillua të premten, por që u transmetua sot nga kanali CBS, presidenti Barak Obama tha se beson se administrata e tij mund të përmbushë ato që ai i cilësoi si objektiva shumë të vështira, por mjaft modeste për Afganistanin.

XS
SM
MD
LG