Lidhje

Eubi Blejk dhe Selena Gomez në mozaikun muzikor amerikan

  • Keti Uiver
  • Zëri Amerikës

Qendra Eubi Blake, Baltimor

Qendra Eubi Blake, Baltimor

Një profil i dy muzikantëve amerikanë, të cilët u përkasin periuidhave të ndryshme muzikore, rrymave të ndryshme muzikore, por që secili ka ndikimin e tij kryesisht tek të rinjtë. Fillimisht momente nga jeta e Eubi Blejk, një prej muzikantëve afrikano-amerikan më të sukseshëm të shekullit të 20. Më pas Selena Gomez, një prej yjeve të rinj, por mjaft të sukseshëm të Hollivudit për momentin, e cila ka hedhur në treg albumin e saj të dytë “ A year without rain”.

Instituti kombëtar i xhazit Eubi Blejk dhe Qendra kulturore në Baltimor të Marilendit, kanë marrë emrin e njërit prej muzikantëve afrikano amerikan më të spikarur të muzikës xhaz dhe rege të shekullit të 20, Eubi Blejk.

Eubi Blejk u lind në Baltimor në 1887. Ai nisi të interpretojë në piano kur ishte 5 vjeç, ndërsa në moshën 16 vjeçare ai interpretonte si profesionist. Në vitin 1921 ai së bashku me Noble Sissle, shkruan shfaqjen muzkore “Shuffle along”, e cila ishte e para shfaqje Broadway e shkruar, drejtuar dhe interpretuar nga afrikano-amerikanë.

Gjatë karrierës së tij 80 vjeçare ai shkroi edhe shfaqje të tjera muzkore, si dhe më shumë se 350 këngë, si “I’ma just wild about Harry”, “Memories of you” dhe “Charlestone rag”.

Qendra me emrin e tij u hap në vitin 1978, me synimin për të afruar muzikën tek të rinjtë në lagjet e Baltimorës.

Selena Gomez

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez e nisi karrierën e saj në moshën 7 vjeçare me pjesmarrjen e saj në një program televiziv. Tani, në moshën 18 vjeçare, ajo është kthyer në një figurë shumë popullore me pjesmarrjen e saj në një serial televiziv në kanalin Disney. Ajo ka hedhur në treg albumin e saj të dytë me titull “A year without rain”.

Ky album u rendit i 4 në klasifikimin e 200 albumeve sipas klasifikimit Billboard. Me albumin e saj të parë “ Kiss and tell’, ajo shiti rreth 1 milion kopje në gjithë botën.

Selena Gomez u rrit në Teksas, ajo ka prejardhje meksinake dhe italiane.

Vitin e kaluar, ajo u emërua si ambasdore e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, dhe u angazhua edhe si zëdhënëse e një programi të UNICEF-it, për festën e Hallouinit, mjaft popullore në Shtetet e Bashkuara.

Kënga “Live like there’s no tomorrow”, është një nga titujt e shkëputur nga albumi i saj “ A year without rain”.

XS
SM
MD
LG