Lidhje

Robert Plant, pas karrierës me Led Zeppelin, para publikut me CD të re


Robert Plant, pas karrierës me Led Zeppelin, para publikut me CD të re
Robert Plant, pas karrierës me Led Zeppelin, para publikut me CD të re

Përpara se të krijonte grupin e famshëm të rrokut Led Zeppelin, këngëtari Robert Plant, ishte pjestar i një grupi bluz të quajtur Band of Joy. Tani, 40 vjet më vonë, ai ka hedhur në treg CD e re me këngë të vjetra si dhe me bashkëpunime me këngëtarë dhe krijime këngësh si Darell Skot dhe Peti Grifin:

Në moshën 62 vjeçare, Robert Plant këndon disi me nota më të buta, se ç’këndonte gjatë ditëve kur ishte pjesë e grupit Led Zeppelin. Albumi “Band of Joy”, është një ndërthurje e tingujve të kohërave të vjetra së bashku me tingujt e muzikës blugrass, ku përmendet dueti me Alison Kraus një duet që ka fituar çmimin Grammy. Këngët e albumit “Band of Joy” janë një përzierje e muzikës kantri, rrok dhe folk. Është madje edhe ripunim i këngës hit “You cant’ buy my love”, i këngëtares teksane Barbara Lin.

“You can’t buy my love”

Albumi “Band of Joy” është një produkt i bashkëpunimit të këngëtarit Robert Plan dhe kitaristit Badi Miller. Miller gjithashtu këndon në disa prej këngëve të albumit si “Falling in love again”, e regjistrura për herë të parë nga grupi The Kelly Brothers në Çikago. Plant e Miller e kanë përpunuar këngën për albumin e tyre “Band of Joy”.

“Falling in love again”.

Të gjitha këngët janë ripunime, apo përsëritje të këngëve më të spikatura amerikane kantri, soul apo bluz. Robert Plant ka shkruar për këtë album dhe këngë të reja, në bashkëpunim me Buddy Millerin. Këngëtarët legjandarë të rrokut britanik, Richard Thompson dhe Linda Thompson janë mes këngëtarëve të albumit “Band of Joy”. Kënga e tyre “Shtëpia e letrave” është risjellë në këtë album me pak ndryshime nga krijimi origjinal.

“House of cards”.

XS
SM
MD
LG