Lidhje

NASA: Misioni i fundit i anijes së hapësirës Atlantis fillon me 8 korrik

  • Suzan Preston
  • Zëri Amerikës

NASA: Misioni i fundit i anijes së hapësirës Atlantis fillon me 8 korrik

NASA: Misioni i fundit i anijes së hapësirës Atlantis fillon me 8 korrik

Agjencia Amerikane e Hapësirës përfundoi kohët e fundit shqyrtimin një ditor të gatishmërisë së anijës së hapësirës Atlantis dhe ka vendosur 8 korrikun si objektiv për fluturimin e saj të fundit në hapësirë.

Anija Atlantis është gati për nisjen në hapësirë më 8 korrik me 4 anëtarë ekuipazhi në bord me një mision 12-ditor për rifurnizimin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës.

NASA thotë se ngarkesa e anijes Atlantis përfshin pajisje shkencore, pjesë këmbimi, veshje, furnizime ushqimore për një vit dhe një sistem që do t’i mundësojë NASA-s të rifurnizojë me karburant me anë të robotëve satelitët në orbit. Dhe ashtu si një udhëtar që sjell valixhe të mbushura me dhurata vetëm për t’i dërguar në hapësirë, Atlantis gjithashtu do të sjell në tokë eksperimentet e përfunduara shkencore, plehrat e stacionit të hapësirës dhe një modul për ftohjen e pompave që u prish vitin e kaluar.

Menaxheri i programit të NASA-s për fluturimet në hapësirë Majk Moses thotë se misioni i rifurnizimit është i rëndësishëm para përfundimit të programit të fluturimeve në hapësirë. Për momentin, stacioni i hapësirës ka një ekuipazh prej gjashtë anëtarësh me astronautë nga Japonia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

“Në një farë mënyre ne po bëjmë një rritje të furnizimeve për stacionin për një vit me furnizime në rast se hasim në probleme ose shtyerje të programit të fluturimeve komerciale. Pra, ky mision është si një lloj sigurimi, por kjo mund të krijoi një situatë tensioni në stacionin ndërkombëtar, kështu që është më mirë që ne të shkarkojmë shumë gjëra për të cilat ata nuk kanë nevojë”.

Ai tha se ekipi mund të përpiqet të zgjasë misionin në 13 ditë për të transferuar sa më shumë pajisje.

Sipas projekt-ligjit për Autorizimin e misionit të NASA-s, të cilin presidenti Barak Obama e nënshkroi në ligj vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë zgjatur angazhimin e tyre në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës deri në vitin 2020. Por, pasi këtë vit flota e anijeve do t’i jap fund programit të fluturimeve në hapësirë, Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë mjetet e duhura për të shkuar në laboratorin e vendosur në orbit. NASA-s do t’i duhet të mbështetet te Rusia dhe të paguajë për fluturimet e transportit anijën ruse të hapësirës Sojuz. Ndërkohë, kompanitë private janë gjithashtu duke punuar për të krijuar anije që mund të shkojnë në laboratorin e orbitës.

Pas tre dekadash dhe 134 fluturimeve në hapësirë, Atlantis do të jetë anija e fundit që do të fluturojë në hapësirë.

NASA thotë se 500 mijë deri 750 mijë vizitorë pritet të mblidhen në komunitetet afër Qendrës së Hapësirës Kenedi, përgjatë të ashtuquajturës “Bregu i Hapësirës” në shtetin Florida, për të parë nisjen historike të anijes Atlantis.

Programit 30-vjeçar të anijeve hapsinore po i jepet fund në mënyrë që NASA të fokusohet në zhvillimin e brezit të ri të anijeve të hapësirës të cilat mund të shkojnë përtej orbitës së ulët të tokës, mundësisht deri te një asteroid ose në planetit e Marsit.

XS
SM
MD
LG