Lidhje

NASA shtyn nisjen e anijes Discovery të hapësirës


NASA shtyn nisjen e anijes Discovery të hapësirës
NASA shtyn nisjen e anijes Discovery të hapësirës

NASA shtyu sot nisjen e anijes Discovery të hapësirës pas zbulimit të një të çare në serbatorin e jashtëm të anijes.

Inxhinierët e misionit të NASA-s po takohen për të përcaktuar kohën e nisjes së anijes. Agjencia tha se e hëna mund të jetë mundësia më e afërt.

Në një deklaratë NASA-s thotë se e çara u zbulua ndërsa serbatorët po mbusheshin në përgatitje për nisjen e sotme.

Discovery ishte planifikuar të nisej në fillim të javës. Problemet teknike dhe moti i keq e kanë shtyrë nisjen nga qendra në Florida.

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit të Discovery-t do të çojnë modulin e fundit në laboratorin orbital gjatë një misioni 11 ditor. Anija do të transportojë edhe robotin e parë në hapësirë.

XS
SM
MD
LG