Lidhje

Astronautët realizojnë ecjen e fundit në hapësirë të programit 30 vjeçar të Nasës

  • Zëri Amerikës

Astronautët realizojnë ecjen e fundit në hapësirë të programit 30 vjeçar të Nasës

Astronautët realizojnë ecjen e fundit në hapësirë të programit 30 vjeçar të Nasës

Në këto momente po kryhet ecja e fundit në hapësirë e programit 30 vjeçar të Nasës. Dy astronautë amerikanë Ron Garan dhe Mike Fossum dolën sot nga Stacioni Ndërkombëtar për të filluar ecjen e fundit e cila pritet të zgjasë rreth gjashtë orë.

Misioni i tyre përfshin heqjen e një pompe të dëmtuar të amoniakut jashtë stacionit të hapësirës. Ata do të instalojnë gjithashtu një robot që përdoret për të rifurnizuar dhe riparuar satelitët. Katër astronautët në bordin e anijes Atlantis do të ndihmojnë në mision i cili duhet të zgjasë rreth gjashtë orë e gjysmë. Ndërkohë Nasa tha se një pjesë e mbetjes nga një anije ruse e hapësirës nuk përbën më rrezik për stacionin ndërkombëtar apo anijen Atlantis.

Ka patur shqetësime se mbetja, që endet në hapësirë, mund të përplasej sot me stacionin apo anijen. Ajo pritet të jetë në pikën më të afërt gjatë ecjes së sotme në hapësirë. Ekuipazhi i anijes Atlantis mbërriti në stacionin orbital të djelën për të çuar më shumë se katër tonë pjesë këmbimi, pajisje dhe furnizime ushqimore për operacionet përgjatë vitit 2012.

Kthimi në Tokë javën e ardhshme të anijes Atlantis do të shënoi fundin e programit 30 vjeçar të anijeve amerikane të hapësirës.

XS
SM
MD
LG