Lidhje

Britanikët do të tërhiqen nga një prej zonave më të dhunshme në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Sekretari britanik i Mbrojtjes thotë se trupat britanike do të tërhiqen nga një prej zonave më të dhunshme në Afganistanin jugor. Kontrollin e këtij rajoni do ta marrin në dorë trupat amerikane.

Liam Fox njoftoi sot ristrukturimin e forcave të Natos, duke thënë se marinsat amerikanë do të zëvendësonin trupat britanike në distriktin Sangin të provincës Helmand. Lugina Sangin në Helmandin verior ka qenë një ndër më të përgjakshmet për trupat britanike në Afganistan. Rreth 1 e treta e 312 ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan që nga viti 2001, kanë gjetur vdekjen në këtë luginë.

Zoti Fox tha se 1 mijë trupat britanike që ndodhen në Sangin do të vendosen në zona të tjera të Helmandit. Ndërkaq, zyrtarët afganë thonë se një goditje ajrore e Natos ka shkaktuar vdekjen e 5 ushtarëve afganë.

Zyrtarët thanë sot se trupat po patrullonin në provincën lindore Ghazi, kur një avion i Natos filloi t’i qëllonte.

Zëdhënësi i Ministrisë Afgane të Mbrojtjes Zahir Azimi tha se dy ushtarë afganë u plagosën nga zjarri. Zëdhënësi e dënoi incidentin, duke thënë se nuk është hera e parë që trupat e Natos shkaktojnë viktima në radhët e ushtarëve afganë.

Zëdhënësi i Natos Gjenerali Jozef Blotz shprehu keqardhje për vdekjet dhe premtoi zhvillimin e një hetimi të përbashkët mbi incidentin. Ai tha se goditja ka të ngjarë të ketë qenë rezultat i një problemi në komunikim.

XS
SM
MD
LG