Lidhje

Kriza ekonomike ndikon tek financimet për NATO-n

  • Zëri Amerikës

Kriza ekonomike ndikon tek financimet për NATO-n

Kriza ekonomike ndikon tek financimet për NATO-n

Problemet ekonomike të Evropës po e bëjnë edhe më të vështirë për qeveritë e atij kontinenti që të financojnë programe jo popullore të mbrojtjes. Kjo po kërcënon të dëmtojë përpjekjet e aleancës së NATO-s për të përmirësuar aftësitë për të reaguar ndaj krizave të papritura kudo në botë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Al Pessin foli në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel me gjeneralët francez përgjegjës që aleanca mbrojtçse më e fortë e botës të ruajë epërisnë e saj.

Kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi në muajin mars për të ndërmarrë misionin për mbrojtjen e civilëve libian, kishte vetëm një forcë ushtarake që mund ta bënte këtë, NATO.

Aleanca ishte në gjendje të dërgonte anije dhe aeroplanë për të mbrojtur civilët libianë dhe arriti që të ndryshonte kursin e kryengritjes që rrëzoi Moamar Gadafin.

Gjenerali francez i forcave ajrore Stefan Abrial është komandant suprem i NATO-s për transformimin.

“Libia provoi se nuk kishte zgjidhje të tjera. Kur OKB vendos për një mision, kush tjetër përveç NATO-s mund ta realizojë atë ?”

Por kjo aftësi po kërcënohet nga kriza ekonomike evropiane, duke rënduar vështirësitë që udhëheqësit evropian kanë patur për vite për tu mbushur mendjen njerëzve të tyre që shpenzimet e mbrojtjes janë të rëndësishme.

Ish zyrtari britanik i mbrojtjes Daniel Korski, thotë se Libia ishte një sukses i përpjekjeve të NATO-s për transformim por kriza evropiane dhe përpjekjet për shkurtimet buxhetore në Shtetet e Bashkuara mund të ngadalësojë procesin.

“Po jetojmë në moshën e shtrengimeve ekonomike dhe njerëzit po shkurtojnë programet e tyre mbrojtëse aq sa munden, dhe në një mënyrë të pakordinuar. Po shohim një agjendë që po kërcënohet gjithjnë e më shumë sepse disa vende thjeshtë po bëjnë shkurtime për të mbijetuar në vend që të ndërtojnë aftësi.”

Ish shefi i agjencisë së mbrojtjes së Bashkimit Evropian, Nick Witney, thotë se nuk është aq shumë mungesa e parave sa ç’është mungesë kordinimi dhe interesi për çështjet e mbrojtjes mes evropianëve të thjeshtë.

“Faktikisht nuk kemi mungesa për shpenzime mbrojtjeje në Evropë. Çfarë na mungon është përdorimi i tyre në mënyrë të duhur, shpenzimi për gjëra që duhen dhe në mënyrë efikase. Ne nuk e bëjmë këtë sepse nuk e trajtojmë mbrojtjen me seriozitet.”

Për Gjeneralin Abrial ky ësht një problem, sepse thotë ai, është e pamundur të parashikohet ku dhe kur mund të shpërthejë kriza tjetër ose çfarë aftësie ushtarake do ti duhet NATO-s që të trajtojë.

“Ne duhet të jemi gati, të kemi gati afëtisë e duhura për të përballuar çdo lloj operacioni të të gjithë spektrit. Duhet të kemi këto forca dhe aftësi të gatëshme për kur paraqitet nevoja.”

Gjenerali Abrial thotë se NATO ka nevojë për më shumë burime, më shumë kordinime dhe më shumë partnerë për të arritur ambicjet e veta për të mbetur aleanca kryesore mbrojtëse e botës dhe për të zhvilluar aftësi të reja të teknologjisë së lartë për t’u mbrojtur kundër sulmeve me raketa dhe atyre në hapësirën kibernetike.

XS
SM
MD
LG