Lidhje

Libi: Nato i jep fund fushatës 7 mujore nga ajri kundër forcave të Gadafit


Libi: Nato i jep fund fushatës 7 mujore nga ajri kundër forcave të Gadafit
Libi: Nato i jep fund fushatës 7 mujore nga ajri kundër forcave të Gadafit

Sonte NATO i jep fund fushatës ajrore 7-mujore në Libi, një mision me mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili synonte mbrojtjen e civilëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Anders Fo Rasmussen tha në Tripoli, ku bisedoi me anëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar, përfshirë kryetarin Mustafa Abdel Xhalil, se “ndjehet krenar” për rolin që luajti NATO në ndihmën që i dha forcave të Këshillit Kalimtar për largimin nga pushteti të Muamar Gadafit. Në komentet që bëri për shtypin, zoti Rasmusen tha se bisedimet do të përqëndrohen tek ndihma që kërkon Libia nga Aleanca për vendosjen e demokracisë në vend. Ai tha se Libia “më në fund është e lirë” dhe lavdëroi popullin libian për transformimin e vendit.

NATO vendosi javën e kaluar t’i jepte fund misionit në Libi, edhe pse Këshilli Kalimtar kishte kërkuar që trupat e Aleancës të qëndronin atje deri në fund të vitit, për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Libia përballet me sfidën e madhe të unifikimit të vendit dhe se udhëheqësit libianë kanë përpara një detyrë të ndërlikuar politike.

XS
SM
MD
LG