Lidhje

Misioni në Afganistan dhe e ardhmja e Aleancës, në krye të axhendës së Lisbonës


Misioni në Afganistan dhe e ardhmja e Aleancës, në krye të axhendës së Lisbonës
Misioni në Afganistan dhe e ardhmja e Aleancës, në krye të axhendës së Lisbonës

Krerët e shteteve dhe qeverive nga 28 vendet anëtare të organizatës së traktatit të atlantikut të veriut apo natos do të takohen në Lisbonë të portugalisë këtë muaj nga data 19 – 20 nëntor. Në vijim, një analizë e dy çështjeve kryesore me të cilat përballet aleanca: e ardhmja e saj dhe misioni në Afganistan.

Udhëheqësit e Natos po e përqëndrojnë vëmendjen e tyre në një koncept strategjik të ri – e thënë ndryshe në një deklaratë të re të misionit të aleancës ndërsa përpiqen të ripërcaktojnë rolin e saj në periudhën e pas Luftës së Ftohtë.

Koncepti i fundit strategjik u miratua 11 vjetë të shkuara dhe ekspertët thonë se ka ardhur koha që aleanca të miratojë një dokument të ri që do të përmbajë përgjegjësitë e Natos në një botë që ka ndryshuar dramatikisht gjatë dekadës së fundit.

Robert Hanter, ish ambasador i Shteteve të Bashkuara në Nato gjatë administratës Klinton thotë se koncepti strategjik do të parashtrojë në vija të përgjithshme rolin e Natos gjatë viteve të ardhshëm.

"Numri një – është fokusi në mbrojtjen e vetë aleancës – i ashtuquajturi Neni Pesë: ideja e tre muskujtjerëve – një për të gjithë dhe të gjithë për një. Së dyti, mbrojtja territoriale nuk është më funksioni kryesor për janë kërcënimet dhe sfidat që do të dalin në vende të ndryshme në mënyra të ndryshme. Për shembull terrorizmi, krimi ndër-kufitar. Do të jetë në vëmendje edhe siguria e energjisë megjithëse aleanca nuk do të ketë rol primar. Sigurimi kibernetik do të jetë shumë i rëndësishëm".

Zoti Hanter thotë se dokumenti i Natos do të flasë gjithashtu rreth ndërtimit të partneriteteve të reja me vende si Koreja e Jugut dhe Japonia.

Koncepti strategjik është bazuar mbi një raport të hartuar nga i ashtuquajturi grup i ekspertëve në fillim të vitit i kryesuar nga ish Sekretarja amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt dhe që iu paraqit Sekretarit të Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen. Ai do të parashtrojë misionin e ri gjatë takimit të nivelit të lartë të Lisbonës.

SHon Kej, një ekspert për Naton në Universitetin Uesleian në Ohio shqetësohet se dokumenti i Natos do të jetë pa shumë përmbajtje.

"Ajo që ndodh gjithmonë me dokumentet e Natos – dhe kam qënë i përfshirë në dokumentin e fundit që u hartua në vitet 1990 – shumica e tyre pasqyron emëruesin më të vogël të përbashkët përsa i përket gjuhës me të cilën duhet të jenë dakord të gjithë. Tani janë gati 30 vende të përfshira në këtë proces".

Ekspertët thonë se udhëheqësit e Natos do të diskutojnë gjithashtu operacionin e aleancës në Afganistan. Ajo ka aty më shumë se 130 mijë trupa.

Analistët thonë se misioni i Natos në Afganistan ka tre komponentë. E para është ndihma për qeverinë e presidentit Karzai në përpjekjet e saj për të rindërtuar dhe stabilizuar vendin. E dyta është për të stërvitur ushtrinë dhe policinë afgane. Dhe misioni i tretë është të ndjekin dhe eliminojnë kryengritësit në Afganistanin jugor – strehë e talebanëve.

Robert Hanter thotë operacioni i Natos në Afganistan është i lidhur me konceptin strategjik të përgjithshëm të aleancës.

"Ka një konsensus në Evropë se kjo është hera e fundit që të ketë një mision si ai në Afganistan. Nuk mendoj se ka shumë përkrahje as këtu në Shtetet e Bashkuara. Ajo që duhet të kuptojë Natoja është se si do të përcaktojë të ardhmen e saj pas Afganistanit, në një mënyrë që t’i japë asaj kuptim edhe pa një Afganistan tjetër. Dhe në disa aspekte as që mund të hartosh një koncept strategjik që ka kuptim, derisa të shohim se çfarë do të ndodhë në Afganistan vitin e ardhshëm".

Ekspertët besojnë se në takimin e nivelit të lartë nuk ka të ngjarë që vendet e Natos të kontribuojnë më shumë trupa luftarake në misionin e Afganistanit. Por ata thonë se zyrtarë të lartë të Natos do të kërkojnë më shumë stërvitës për ta bërë ushtrinë afgane të gatshme për të marrë përgjegjësitë e sigurimit deri në vitin 2014 – datë e caktuar nga qeveria afgane.

XS
SM
MD
LG