Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëron kundër shkurtimeve të mbrojtjes


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëron kundër shkurtimeve të mbrojtjes
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëron kundër shkurtimeve të mbrojtjes

Zyrtarë të lartë të NATO-s kanë paralajmëruar anëtarë të aleancës që janë të zhytur në borxhe, që të jenë të kujdesshëm në shkurtimin e forcave të bllokut ushtarak.

Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen tha se shumë vende po përballen me zgjedhje të ashpra, ndërsa janë duke u përpjekur që të rimëkëmben nga kriza financiare globale. Por ai theksoi se shkurtimet e mëdha, mund të dëmtojnë thellësisht organizatën.

Zoti Rasmusen i bëri komentet gjatë një fjalimi të sotëm në Bruksel për vizionin e ri strategjik të NATO-s. Vendet anëtare kanë planifikuar që të finalizojnë vizionin e ri në një samit i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në Portugali.

Shefi i NATO-s tha se aleanca duhet të ristrukturojë komandën e saj për të ruajtur aftësinë për zhvillimin e misioneve madhore anembanë botës.

Ai tha se NATO duhet të kërkojë nj bashkëpunim më të madh me organizatat civile me të gjitha vendet e tyre, mes tyre dhe Rusia.

XS
SM
MD
LG