Lidhje

Një agjent rus ndihmoi Shtetet e Bashkuara të zbulonin rrjetin e spiunazhit

  • Zëri Amerikës

Një agjent rus ndihmoi Shtetet e Bashkuara të zbulonin rrjetin e spiunazhit

Një agjent rus ndihmoi Shtetet e Bashkuara të zbulonin rrjetin e spiunazhit

Një gazetë ruse thotë se një agjent rus ndihmoi Shtetet e Bashkuara të zbulonin rrjetin e spiunazhit në qershor.

Gazeta Kommersant thotë se 10 spiunët u tradhëtuan nga agjenti i identifikuar me emrin Kolonel Sherbakov. Gazeta thotë se puna e tij ishte të vendoste spiunët rusë në Shtetet e Bashkuara.

Gazeta citon një zyrtar të paidentifikuar të Kremlinit të ketë thënë se një vrasës rus është dërguar për të gjetur agjentin Sherbakov i cili u largua nga Rusia disa ditë para se autoritetet amerikane të arrestonin grupin.

Zbulimi i grupit çoi në shkëmbimin më të madh të agjentëve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Agjencia ruse e zbulimit nuk komentoi për njoftimin.

XS
SM
MD
LG