Lidhje

Ish diktatori i Panamasë Noriega arrin në Paris pas ekstradimit nga SHBA

  • Zëri Amerikës

Ish diktatori i Panamasë Noriega arrin në Paris pas ekstradimit nga SHBA

Ish diktatori i Panamasë Noriega arrin në Paris pas ekstradimit nga SHBA

Ish diktatori i Panamasë Manuel Noriega arriti në Paris pas ekstradimit nga Shtetet e Bashkuara. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton nënshkroi dje urdhërin për dërgimin e Noriegës në Francë, ku ai kërkohet për pastrim parash. Avokatët mbrojtës të zotit Noriega thonë se kishin mësuar për ekstradimin nga gazetarët dhe jo nga zyrtarët amerikanë. Njëri prej tyre tha se zyrtarëve u mungoi kortezia e zakonshme për t’i informuar ata rreth këtij vendimi.

Ish diktatori iu dorëzua trupave amerikane në janar 1990, menjëherë pas pushtimit të Panamasë nga Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1992, ai u shpall fajtor për trafik droge dhe akuza të tjera. Zoti Noriega mbeti në gjendje arresti megjithëse e kishte kryer dënimin me burg në vitin 2007, ndërkohë që si Franca ashtu edhe Panamaja bënë kërkesa të njëkohshme për ekstradim.

Avokatët e Noriegës thanë se klienti i tyre ishte i burgosur lufte në bazë të Konventave të Gjenevës prandaj duhet të lejohej të kthehej në Panama. Një gjykatë federale apeli në Shtetet e Bashkuara e hodhi poshtë këtë argument dhe Gjykata e Lartë amerikane nuk pranoi ta merrte në shqyrtim çështjen.

Ministri i jashtëm panamez Huan Karlos Varela, tha se qeveria e tij respekton vendimin amerikan për dërgimin e Noriegës në Francë. Por ai tha se Panamaja do të vazhdojë të përdorë çdo mjet ligjor dhe diplomatik për kthimin e ish diktatorit në Panama që ai të kryejë dënimin e dhënë nga gjykatat e atjeshme.

Franca e shpalli fajtor në mungesë Noriegën në vitin 1999 për pastrim parash, akuzë për të cilën ai mund të dënohet me 10 vjet burgim. Por njëri prej avokatëve të tij francezë thotë se krimet për të cilat ai akuzohet ndohdën kur Noriega ishte kryetar shteti dhe statutit të limitimit i ka kaluar afati.

XS
SM
MD
LG