Lidhje

Vazhdon gjykimi i norvegjezit Anders Behring Breivik

  • Zëri Amerikës

I pandehuri që po gjykohet për vrasjen e 77 njerëzve në Norvegji vitin e kaluar, u nervozua sot nga pyetjet në lidhje me grupin militant që pretendon se është anëtar.

Në ditën e tretë të gjyqit të tij, Anders Behring Breivik tha se ndihmoi në themelimin e grupit Knights Templar në vitin 2001. Por ai akuzoi një prokurori se po përpiqej të "hidhte dyshime" nëse grupi ekziston në të vërtetë.

Ai tha se shpresonte që prokurori do të përqendrohet më pak në përpjekjet për ta"përqeshur" atë dhe më shumë tek çështja. Ai gjithashtu refuzoi të japë hollësi në lidhje me një militant nacionalist serb që ka pranuar ta ketë takuar në Liberi në vitin 2001.

Breivik, i cili ka besime anti-islamike, ka pranuar vrasjen e 77 njerëzve në sulmet e korrikut të kaluar. Por ai deklaroi se është i pafajshëm për akuzat për terror dhe vrasje, duke thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Tetë persona humbën jetën nga një shpërthim me makinë bombë në Oslo, dhe 69 të tjerë u qëlluan për vdekje në një kamp rinor të organizuar nga partia në pushtet.

XS
SM
MD
LG