Lidhje

Obama propozon reforma në ndarjen e fondeve federale për universitetet

  • Zëri Amerikës

Obama propozon reforma në ndarjen e fondeve federale për universitetet

Obama propozon reforma në ndarjen e fondeve federale për universitetet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama po propozon të ndryshohet mënyra e shpërndarjes së fondeve federale midis universiteteve, në përpjekje për të pakësuar kostot e shkollimit të lartë në vend.

Ai e paraqiti planin gjatë një fjalimi përpara një grupi studentësh të Universitetit të Miçiganit. Plani është përgatitur duke u bazuar tek modeli i programit ekzistues të administratës për shkollat 9 vjeçare.

Zoti Obama dënoi rritjen e kostos së studimeve universitare në Shtetet e Bashkuara, të cilat janë rritur më tepër se dyfish brenda 20 vjetëve, dhe ai i tha të pranishmëve se shkollimi i lartë është çelësi për ndërtimin e ekonomisë së vendit. Ai i kërkoi Kongresit të miratojë projektligjet që ai ka propozuar mbi ndihmat për studentët dhe mbi uljen a taksave të tyre. Presidenti tha gjithastu se universitetet duhet të angazhohen më tepër për të ulur çmimet, duke premtuar ndihma për shkollat që arrijnë të ulin çmimet e studimeve.

XS
SM
MD
LG