Lidhje

Obama: Gjendja ekonomike, problem për shanset e rizgjedhjes

  • Zëri Amerikës

Obama: Gjendja ekonomike, problem për shanset e rizgjedhjes

Obama: Gjendja ekonomike, problem për shanset e rizgjedhjes

Presidenti Barak Obama thotë se nuk e konsideron veten të jetë favorit për të fituar në zgjedhjet e vitit 2012. Në një intervistë televizive ai tha se ekonomia e dobët e vë atë në pozitë të vështirë për të fituar një mandat të dytë.

Presidenti Obama tha se nuk mendon se amerikanët janë më mirë ekonomikisht sesa ç’ishin katër vjet më parë, përpara se ai të zgjidhej.

Duke pranuar se niveli i papunësisë prej 9,1 përqind është shumë i lartë, zoti Obama mbrojti politikat e tij ekonomike, duke thënë se administrata e tij ka bërë përparim të qëndrueshëm për të stabilizuar ekonominë.

Presidenti i bëri përsëri thirrje kongresit të miratojë propozimin e tij prej 447 miliardë dollarësh për të nxitur krijimin e vendeve të punës duke thënë se projektligji do të ndihmojë të punësohen 1,9 milionë amerikanë. Republikanët kanë thënë se nuk ka të ngjarë që projektligji të miratohet në formën e tanishme.

XS
SM
MD
LG