Lidhje

Presidenti Barak Obama shtyn përsëri udhëtimin për në Indonezi dhe Australi

  • Zëri Amerikës

Presidenti amerikan Barak Obama ka shtyrë udhëtimin e tij për në Indonezi dhe Australi, në pritje të votës përfundimtare për paketën e reformave në sistemin e shëndetësisë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs thotë se udhëtimi u shty, pasi votimi në Dhomën e Përfaqësuesve nuk do të bëhet deri të dielën pasdite.

Zoti Obama, i cili e kishte shtyrë më parë këtë udhëtim, ishte planifikuar të nisej të dielën për në Indonezi e Australi.

Zëdhënësi Gibs u tha gazetarëve sot se presidentit i vjen keq për shtyrjen e udhëtimit. Ai tha se aleanca me Indonezinë dhe Australinë ka rëndësi kritike për sigurinë dhe përparimin e Amerikës, por miratimi i reformave në sistemin shëndetësor është parësor dhe presidenti është i vendosur të arrijë realizimin e tyre.

Zëdhënësi tha se presidenti parashikon që ta zhvillojë udhëtimin në qershor.

XS
SM
MD
LG