Lidhje

SHBA: Një libër i ri dokumenton mosmarrëveshjet rreth luftës në administratë


SHBA: Një libër i ri dokumenton mosmarrëveshjet rreth luftës në administratë
SHBA: Një libër i ri dokumenton mosmarrëveshjet rreth luftës në administratë

Një libër i ri dokumenton mosmarrëveshjet e thella mes këshillëtareve kryesor të presdentit amerikan Barak Obama mbi strategjinë e luftës në Afganistan, ndërkohë që disa zyrtarë të lartë të administratës kanë dyshime se plani i ri do ketë sukses.

Gazetat Washington Post dhe New York Times publikuan sot pjesë të librit të Bob Woodward, redaktor i gazetës Washington Post i cili intervistoi presidentin Obama dhe këshillëtarët e tij mbi strategjinë e re.

Sipas këtyre artikujve, presidenti Obama mbështeste tërheqjen trupat nga Afganistani dhe mos angazhimin në ndërtimin e këtij vendi, ndërsa komandantët e lartë ushtarakë ofruan vetëm alternativa për dërgimin e më shumë trupave për të luftuar kryengritësit talebanë.

Më në fund, presidenti Obama ra dakord të dërgonte 30 mijë trupa shtesë në Afganistan, por ai vendosi një afat për fillimin e tërheqjes së forcave amerikanë në korrik të vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesi i posaçëm amerikan në Afganistan dhe Pakistan, Riçard Holkbruk, u citua të ketë thënë se strategjia e re nuk do të funksionojë.

Pjesë të librit gjithashtu theksojnë mosmarrëveshjet personale mes zyrtarëve të administratës.

Një zyrtar anonim i Shtëpisë së Bardhë nuk u kushtoi sot shumë rëndësi mosmarrëveshjeve, duke thënë se presidenti Obama përshkruhet në libër si një udhëheqës analitik, strategjik dhe i vendosur.

XS
SM
MD
LG