Lidhje

Obama: Nuk ka më kohë për të humbur për shkurtimin e defiçitit

  • Zëri Amerikës

Obama: Nuk ka më kohë për të humbur për shkurtimin e defiçitit

Obama: Nuk ka më kohë për të humbur për shkurtimin e defiçitit

Presidenti amerikan Barak Obama po paralajmëron Kongresin se nuk ka më kohë për të humbur për shkurtimin e defiçitit qeveritar dhe rritjen e tavanit të borxhit.

Zoti Obama u tha gazetarëve sot në Shtëpinë e Bardhë se ligjvënësit nuk kanë më kohë për të mbajtur qëndrime. Ai tha se dështimi për të arritur në marrëveshje për kufirin e borxhit do të shkaktojë së shpejti një reagim të pariparueshëm në tregjet e aksioneve në mbarë botën.

Shtetet e Bashkuara përballen me afatin kohor të 2 gushtit për të rritur tavanin e borxhit ose nuk do të mund të paguajnë dot disa nga këstet e borxheve. Negociatat mes presidentit dhe drejtuesve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë dhënë rezultat për shkak të mosmarrëveshjeve për të përdorur rritjen e taksave si rrugë për të grumbulluar më shumë para ndërsa vazhdon shkurtimi i shpenzimeve.

XS
SM
MD
LG